string(67) "beri-tejkalim-te-parregullt-gjobitet-me-300-euro-shoferi-ne-ferizaj"

Bëri tejkalim të parregullt, gjobitet me 300 euro shoferi në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

19/04/2025 18:57

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person në Ferizaj është ndëshkuar për tejkalim të parregullt.

Shoferit, I.G, 23 vjeç, i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro.  

Lexo Edhe:

Njoftimi:

Ndëshkohet shoferi për tejkalim të parregullt në Ferizaj

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka pranuar një informatë të shoqëruar me fotografi, se më datë 18.04.2025, rreth orës 07:53, në fshatin Bibaj – Ferizaj, një shofer ka kryer tejkalim të parregullt.

Bëhet fjalë për shoferin I. G., 23 vjeç, shtetas i huaj, i cili me veturën Opel Astra me targa vendore, ka tejkaluar disa automjete nga ana e djathtë – veprim ky i ndaluar me ligj.

Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.