Berisha: Ambasadori Kosnett ua hoqi maskat Ramës e Thaçit - Amerika kurrë s'ka qëndruar prapa ndryshimit të kufijve - Gazeta Express
string(111) "berisha-ambasadori-kosnett-ua-hoqi-maskat-rames-e-thacit-amerika-kurre-ska-qendruar-prapa-ndryshimit-te-kufijve"

Gazeta Express

13/12/2019 11:28

Berisha: Ambasadori Kosnett ua hoqi maskat Ramës e Thaçit – Amerika kurrë s’ka qëndruar prapa ndryshimit të kufijve

Gazeta Express

13/12/2019 11:28

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se ambasadori amerikan në Kosovë, ua ka hequr maskat kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kur foli për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për ndryshimin e kufijve, raporton Gazeta Express

Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha ka thënë se tradhtarët e kombit, me projektin e tyre të Serbisë së madhe e servirën atë me qindra herë si propozim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, ky konstatim u hodh poshtë me deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Ambasadori i SHBA në Prishtinë hedh poshtë të gjitha mashtrimet e tradhëtarëve të kombit Zogradit Bis, Mladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqit, të cilët projektin e tyre dhe padronit të tyre Vuçiq të Serbisë së Madhe e servirën me qindra herë si propozim të SHBA. Ambasadori i SHBA, Kosnett deklaron se “Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, thotë ai. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement