string(49) "berisha-do-ta-kthejme-shqiperine-ne-vend-prodhues"

Berisha: Do ta kthejmë Shqipërinë në vend prodhues

Shqiperi

Gazeta Express

09/04/2025 22:49

Kandidatët e Partisë Demokratike ndryshojnë si dita me natën në krahasim me rivalët e tyre socialistë. Kështu u shpreh nga Lushnja lideri i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të opozitës në këtë bashki.

“Ju përfaqësoni vlerat më të arrira të një familje, të këtij qyteti. Krahasimi juaj me deputetët e Lubisë, deputetët e Shytëve, janë të krahasosh natën me ditën”, tha Berisha.

Lexo Edhe:

Kryedemokrati theksoi se me ardhjen në pushtet të PD, në fokus do të jetë edhe mbështetja e fermerëve.

“Së pari, do ta barazojmë me fermerët e tjerë të rajonit. Do subvencionojmë pesë herë më shumë. Do rrisim fondin e subvencionimeve 5 herë për çdo fidan, për bimët e arave, për njësi prodhimi, për çdo krerë bagëti”, tha Berisha.

Nga Lushnja, Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike është ngritur tashmë më e fortë se kurrë në rrugën drejt fitores në zgjedhjet e 11 Majit.