string(35) "berisha-do-te-bej-revolucion-fiskal"

Berisha: Do të bëj revolucion fiskal

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2025 15:40

Ish-kryeministri Sali Berisha premtoi revolucion fiskal nëse vjen në pushtet në 11 Maj.

“Në qeverisjen tonë, do të kemi një revolucion fiskal. Ne do të krijojmë klimën më miqësore për biznesin, dhe kjo nuk është thjesht një premtim, por një angazhim.Rënia e euros është një problem shumë i madh për bizneset që prodhojnë për eksport. Nga viti 2023 deri në vitin 2024, eksportet në Shqipëri janë ulur me 32 përqind. Pra, pothuaj një e treta e vendeve të punës janë shkatërruar. Një e treta e rrogave që hynin në familje, nuk janë më.Çdo vend ka një fond për mbrojtjen e eksporteve. Kur sheh vështirësi në ndërmarrjet e eksportit, u shkon në ndihmë sepse është prodhim, rrogë, familje…Dhe kjo nuk ndodh. Ai vazhdon xhiron e tij me një fjalor të mjerë prej mjerani, por kjo situatë me 11 Maj merr fund.Unë u garantoj ju se do kompensojmë çdo qindarkë të humbur në euro. Energjinë do ta shesim me 6 lekë nga 18 që e blejnë sot. Çmimin e ujit do e përgjysmojmë” tha ai.