Berisha e uron Pejën për titullin e kampionit, bën edhe një paralajmërin për sezonin tjetër - Gazeta Express
string(90) "berisha-e-uron-pejen-per-titullin-e-kampionit-ben-edhe-nje-paralajmerin-per-sezonin-tjeter"

Sport

Gazeta Express

19/05/2023 17:07

Berisha e uron Pejën për titullin e kampionit, bën edhe një paralajmërin për sezonin tjetër

Sport

Gazeta Express

19/05/2023 17:07

Dardan Berisha ka uruar KB Pejën për titullin e kampionit të fituar në Superligën e Kosovës.

Pejanët triumfuan ndaj Trepçës mbrëmë në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të finales së “play-offit” me rezultat 93:91, për ta rikthyer titullin në Rrafshin e Dukagjinit pas një dekade, shkruan Gazeta Express.

Për Pejën ishte ky titulli i shtatë në historinë e klubit.

“Verdhezinjtë” sot janë uruar edhe nga ish-basketbollisti i tyre, Dardan Berisha, i cili sezonin e kaluar e rikthye te Sigal Prishtina.

Ai theksoi se Peja e fitoi titullin me meritë, teksa paralajmëroi se sezoni i ardhshëm do të jetë flakë.

Postimi i plotë nga Berisha:

“Urime KB Peja dhe qyteti i Pejes per titullin kampion me plot merite!

2023/2024 🔥”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement