string(60) "berisha-grate-e-ppe-mbeshteten-pd-ne-ne-ditet-me-te-veshtira"

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2025 12:35

Berisha: Gratë e PPE mbështetën PD-në në ditët më të vështira

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2025 12:35

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Konferencën Ndërkombëtare “Fuqia e Grave në Politikë”, vlerësoi rolin e grave në luftën kundër regjimit aktual, duke i cilësuar ato si “luftëtare të pamposhtura” që kanë kontribuar në betejën për liritë dhe të drejtat themelore. Ai theksoi se në periudhën 1990-1992, “ka pasur një angazhim real për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave” dhe kujtoi se sot, “rastet konkrete të shkeljeve të të drejtave të njeriut mbyllen pa asnjë reagim.”

Berisha shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e grave të PPE-së, përfshirë zonjat Doris Pack, të cilat, sipas tij, kanë ofruar një “mbështetje të madhe për Partinë Demokratike” në një moment shumë të vështirë. “Fakti që zgjodhët Shqipërinë për të organizuar këtë ngjarje, është një mbështetje shumë e madhe për ne”, shtoi Berisha.

Ai theksoi se PD ka pasur një mbështetje të fuqishme nga gratë, veçanërisht nga presidente e PPE-së, zonja Doris Pack, si dhe nga të pranishme të tjera të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në betejën kundër regjimit të ashtuquajtur “narkodiktaturë”. “Në një proces kafkian që pësoi PD, në të vetmen narkodiktaturë të instaluar në Europë, ju keni dhënë mbështetjen tuaj për PD-në, për gruan demokratike, që luajti dhe luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër këtij regjimi“, tha ai.

Lexo Edhe: