Berisha reagon ndaj Ramës: Ndale terrorin ndaj mediave - Gazeta Express
string(50) "berisha-i-reagon-rames-ndale-terrorin-ndaj-mediave"

Gazeta Express

29/11/2019 12:56

Berisha reagon ndaj Ramës: Ndale terrorin ndaj mediave

Gazeta Express

29/11/2019 12:56

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj të parit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, duke i kërkuar të njëjtit që të ndalë terrorin mbi mediat, shkruan Gazeta Express.

Berisha ka shkruar në Facebook, se pasi që Rama shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndonëse ligji dhe Kushtetuta e vendit e sanksionojnë detyrimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ai urdhëroi edhe arrestimin e dy gazetarëve.

Ish-kryeministri i Shqipërisë ka shkruar se dënon me ashpërsi të madhe këtë terror kriminal ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura derisa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarëve të arrestuar.

Berisha ju ka bërë thirrje mediave që të raportojnë me guxim dhe objektivitet. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement