string(69) "berisha-infrastrukture-moderne-ne-puke-perparesi-tuneli-rreps-gjegjan"

Shqiperi

Gazeta Express

21/04/2025 13:56

Berisha: Infrastrukturë moderne në Pukë, përparësi tuneli Rreps-Gjegjan

Shqiperi

Gazeta Express

21/04/2025 13:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Pukë ku prezantoi kandidatët e koalicionit ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se pasaporta evropiane që premton kryeministri Edi Rama është pasaporta më kallpe në Evropë.

Lexo Edhe:

“Me Edi Ramën nuk shkohet kurrë në Evropë. Me Edi Ramën, mbi 1 milion e 99 mijë shqiptarë ikën nga Shqipëria dhe morën në Evropë, pasaportën evropiane. Pasaporta evropiane e Ramës është si djegësi i Tiranës. Është si premtimi për shëndetësinë falas”, tha ai.

Berisha premtoi se pas 11 majit, nuk do porosisë kush ilaçe jashtë shtetit sepse do vendoset në Shqipëri lista italiane e rimbursimit.

“Ato ilaçe që shteti italian, vend i pasur, u rimburson qytetarëve të tyre, ato do u rimbursojë qeveria e koalicionit tonë shqiptarëve”, tha Berisha.

Berisha garantoi se, fondet dhe pasuritë do shndërrohen në mirësi për qytetarët shqiptarë.

“Dhe jo vetëm në rroga dhe pensione. Por ata do jenë përfituesit kryesorë të pasurive të pamasa që kemi ne. Ndaj dhe ne do krijojmë në Pukë dhe Shqipëri klimën më miqësore ndaj biznesit. Do rindërtojmë në Pukë infrastrukturën më moderne. Do shohim me përparësi tunelin Rreps-Gjegjan”, theksoi kreu i PD.

“Ata që mund të rrudhin buzët kur e dëgjojnë këtë premtim, ata nuk njohin Pukën, potencialet e saj përrallore, nuk njohin pasuritë e saj të mëdha. Nuk njohin shpirtin punëtor të pukjanëve të mençur. Çdo fermer do të subvencionohet për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi. Dy javë më parë, një fermer nga Fushë Arrëzi më dërgon një mesazh, më thotë se duhet të importosh shumë të imëta dhe lopë sepse po shfarosen dhe do e kemi shumë të vështirë t’i kthejmë përsëri. Unë i premtoj atij se do bëjmë gjithçka që t’i dyfishojmë dhe trefishojmë të gjitha krerët e bagëtive”, tha Berisha.

“Qeveria do pesëfishojë subvencionet për fermerët e Pukës dhe të Shqipërisë. Në qoftë se sot merrni 100 euro, do merrni 500 euro. Bimët mjekësore, arrorët, drurët frutorë do jenë përparësi në nxitjen, mbjelljen, kultivimin e tyre. Pra, ne synojmë të dyfishojmë prodhimin bujqësor në 4 vite. Po Puka është Puka e rezervave të mëdha minerale”, theksoi më tej Berisha.