string(104) "berisha-me-grate-ne-tirane-rama-na-kopjoi-programin-pensionin-200-euro-e-propozuam-ne-dhe-ai-nuk-e-votoi"

Berisha me gratë në Tiranë: Rama na kopjoi programin, pensionin 200 euro e propozuam ne dhe ai nuk e votoi

Shqiperi

Gazeta Express

23/04/2025 12:10

Në një takim me gratë kandidate për deputete në Tiranë, kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin se po kopjon programin e opozitës.

Ai përmendi premtimin për pensionin 200 euro, për të cilin tha se PD e kishte dorëzuar në Kuvend një vit e gjysmë më parë, por Rama e kishte refuzuar.

Lexo Edhe:

“Pastaj kthehet dhe kopjon programin. Ju e patë, një ditë të bukur tha unë do vendos pensionin 200 euro. Po ne kishim dorëzuar ligjin një vit e gjysmë më para pikërisht për këtë, për minimumin jetik 200 euro. Ai nuk e votoi, kur unë e ftova që hajde të mblidhemi urgjent dhe ta votojmë në parlament, ai e spostoi në vitin 2030. Tani ai kalon tek pjesa tjetër e programit, falja e gjobave. Ju e dini që ne kemi premtuar faljen e çdo gjobe për qytetarët shqiptarë që është vendosur para datës 11 maj e gjer në vitin 1992. Çdo gjobë, çdo kamatë zerohet, bëhet inekzistente për çdo gjë. Duam t’i çlirojmë qytetarët shqiptarë nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite.”-tha Berisha