string(117) "berisha-nderon-papa-franceskun-me-nje-minute-heshtje-shqiptaret-humben-nje-kolos-te-besimit-dhe-dashurise-per-njeriun"

Berisha nderon Papa Françeskun me një minutë heshtje: Shqiptarët humbën një kolos të besimit dhe dashurisë për njeriun

Shqiperi

Gazeta Express

21/04/2025 12:02

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, duke e konsideruar humbjen e tij një trishtim të madh për besimtarët dhe shqiptarët në tërësi.

Gjatë një takimi me demokratë në Pukë, Berisha mbajti një minutë heshtje në nder të Papa Françeskut, duke e quajtur atë “një burrë të madh” dhe “kolos të besimit dhe dashurisë njerëzore”.

Lexo Edhe:

“Të nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh, Papa Françeskun”, u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij, ai theksoi se vdekja e Papës përbën një humbje të madhe jo vetëm për Kishën Katolike, por për gjithë njerëzimin.

“Besimtarët dhe shqiptarët kanë humbur një kolos të mendimit dhe besimit tek Zoti, dashurisë e respektit për njeriun. I përjetshëm qoftë kujtimi i shenjtërisë së tij”, përfundoi ai.