string(49) "berisha-ne-do-bejme-gjithcka-per-suksesin-e-grave"

Shqiperi

Gazeta Express

26/04/2025 12:14

Berisha: Ne do bëjmë gjithçka për suksesin e grave

Shqiperi

Gazeta Express

26/04/2025 12:14

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha siguroi sot se kjo forcë politike do të bëjë gjithçka për të garantuar suksesin e grave, ndërsa u shpreh se në këto 12 vite gratë shqiptare u përballën me një varfëri në rritje.

Në fjalën e mbajtur gjatë konferencës ndërkombëtare “Global She: Voices of Power, Unity, and Change”, organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas Berisha u shpreh se objektivi ndër më madhorët i PD-së është lufta kundër murit të patriarkisë.

Lexo Edhe:

“Në vitin 2005, për shkak të këtij muri, diferenca në paga midis burrave dhe grave në administratën shqiptare ishte 36 për qind. Me një projekt dhe me persistim, ne e ulëm këtë diferencë në 17.8 për qind, pra e afruam shumë me diferencën mesatare në BE. Zhvilluam një seri projektesh me të cilat ne mbështesnim gratë, bizneset e tyre, pjesëmarrjen e tyre”, u shpreh Berisha.

Berisha siguroi se PD do të bëjë gjithçka për suksesin e grave, ndërsa akuzoi se “fushata e Ramës është feministe në aparencë, por mizogjene në thelb”.

Berisha premtoi se “përveç përfshirjes në të gjitha instancat e qeverisjes, do të krijohen linja të veçanta krediti për bizneset e grave”.

Sipas tij, në këto 12 vite gratë shqiptare u përballën me një varfëri në rritje.

“Është e vërtetë se Edi Rama emëroi ministre me shumicë në kabinetin e tij dhe ju e dini, unë u ngrita në parlament dhe e përgëzova me sinqeritet. Por çfarë mund të them unë pas 4 vitesh? 4 vite, në mënyrë absolute, nuk kanë shtruar një çështje të vetme në promovim, në favor, në mbrojtje të grave dhe vajzave në Shqipëri. Asnjë”, shtoi ai.