Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi sot në Himarë kandidatët e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për qarkun e Vlorës.
I shoqëruar nga Fredi Beleri, i dënuar për blerje votash, Berisha deklaroi se: “drejtësia u përdor për t’i marrë Belerit mandatin”.
Ai u ndal edhe tek çështja e pronës, duke u zotuar për: “paprekshmërinë e pronës, rikthimin dhe kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, të gjitha legalizimet dhe çdo gjë që keni”.
“Besojmë fort se vetëm duke u bazuar në këto vlera mund të ndërtojmë Himarën Madhështore, Shqipërinë Madhështore”, u shpreh Berisha.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...