string(99) "berisha-ne-ke-rama-ka-bllokuar-tik-tokun-dhe-ka-instaluar-pajisje-dpi-per-te-kontrolluar-internetin"

Berisha në KE: Rama ka bllokuar Tik-Tokun dhe ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin

Shqiperi

Gazeta Express

07/04/2025 21:18

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me grupin konservator në Këshillin e Europës, duke denoncuar atë që e cilësoi si kontroll sistematik të mediave dhe censurë të internetit në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se mbi 80% e mediave shqiptare janë nën kontroll të qeverisë, çka sipas tij ka sjellë një “shuarje të pluralizmit mediatik” dhe ka kufizuar seriozisht lirinë e fjalës në vend.

“Mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria,” – tha Berisha para eurodeputetëve.

Ai akuzoi Ramën për bllokimin e rrjetit social TikTok, duke pretenduar se kjo është bërë si reagim ndaj kritikave të shumta që po vinin nga të rinjtë shqiptarë përmes platformës.

“Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë,” – deklaroi Berisha.

Një tjetër akuzë e ngritur nga ish-kryeministri lidhet me përdorimin e pajisjeve DPI (Deep Packet Inspection) .

Ai ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit,” – u shpreh Berisha.