Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me qytetarët e Sarandës, ku premtoi ulje taksash dhe mbështetje për të rinjtë, bizneset dhe pensionistët. Ai nënvizoi se një nga prioritetet kryesore të programit të PD-së është arsimimi i rinisë, duke hequr mesataren e shkollës dhe duke ofruar bursë prej 200 euro për studentët. “Varfërinë e sjell politika e mbrapshtë, do bëjmë gjithçka që të rinjtë të shkollohen, hiqet mesatarja, bursa 200 euro për student, çdo sipërmarrës do paguhen sigurimet për të rinjtë”, deklaroi Berisha.
Berisha theksoi gjithashtu se politika e tij do të lehtësojë dhe bizneset, sidomos ato të mesme dhe të mëdha, duke ulur taksën e sheshtë dhe duke ofruar mundësi për zhvillim ekonomik. “Një popull pa rini s’ka të ardhme, bashkitë s’mund të vendosin kurrë më shumë se 1% të xhiros taksë. Bizneset e mesme dhe të mëdha do kenë taksën e sheshtë më të ulët në Evropë. Tatim fitimi zbret nga 23 në 10%“, tha ai.
Në lidhje me gjendjen e pensionistëve, Berisha shprehu shqetësimin për nivelin e ulët të pensioneve dhe pasojat që kjo sjell për jetesën e tyre. “Cili është ai që arrin të marrë ilaçet me një pension mesatar 172 mijë lekë? Cili është ai që mund të kënaqë veten, apo njerëzit e tij, me një pension qesharak si ky?”, pyeti Berisha, duke bërë thirrje për përmirësimin e kushteve të jetesës për pensionistët. Ai deklaroi se rritja e çmimeve, krahasuar me vitin 2013, ka shtuar varfërinë. “Pensionisti, punëtori në ndërtim, punëori i fermës, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension që çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm”, shtoi ai,
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...