string(121) "berisha-ne-takim-me-studentet-e-mjekesise-shendetesia-shqiptare-si-ne-vitet-60-goditja-me-e-rende-ne-kater-vitet-e-fundit"

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2025 11:47

Berisha në takim me studentët e Mjekësisë: Shëndetësia shqiptare si në vitet ’60, goditja më e rëndë në katër vitet e fundit

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2025 11:47

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me studentët e Fakultetit të Mjekësisë, ku e përshkroi gjendjen e shëndetësisë shqiptare si “një rrokullisje që tejkalon imagjinatën“. Ai u shpreh se sipas tij “shëndetësia në Shqipëri ka degraduar në një nivel që më rikujton vitet ’60″.

“Ne kemi katër herë më pak mjekë se mesatarja e BE-së. Në vitin 2013, Shqipëria kishte një mjek për çdo 600 banorë, ndërsa sot ka vetëm një për 1100”, theksoi Berisha. Ai e solli shembull situatën në spitalin e Kukësit, ku, përkundër ndihmës së fondeve publike, mungesa e mjekëve dhe specialistëve është kritike. “Spitali është i ndërtuar me fonde publike, por është i mbushur me boshllëqe dhe mungesa të mjekëve”

Berisha shprehu shqetësimin për eksodin masiv të mjekëve dhe studentëve të mjekësisë: “Për këtë shkak, Shqipëria po i humbet mjekët dhe profesionistët më të shquar. Ata po shkojnë në vende të tjera për kushte më të mira pune dhe jetese.”

Lexo Edhe:

Ai gjithashtu theksoi gjendjen e vështirë sociale, duke përmendur një raport të UNICEF që tregon se 21% e familjeve shqiptare nuk mund të sigurojnë dy vakte për fëmijët e tyre në ditë. “Kjo është një formë e urisë kronike, që dëmton rëndë shëndetin e qytetarëve“, shtoi ai. Berisha e lidh këtë me varfërinë që po shkatërron shëndetin e shqiptarëve.

Në lidhje me pensionet, Berisha tha: “Pensionistët shqiptarë mbijetojnë vetëm falë ndihmës së të afërmve. Ata janë të detyruar të kalojnë një jetë të vështirë me pensione që nuk mjaftojnë për asgjë”.

Në fund të fjalimit të tij, Berisha e përmbylli me një thirrje drejtuar studentëve: “Ju jeni shpresa e Shqipërisë. Jeni potenciali më i madh për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më humane“.