string(66) "berisha-rama-ka-62-premtime-te-pambajtura-kopjoi-programin-e-pd-se"

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2025 14:29

Berisha: Rama ka 62 premtime të pambajtura, kopjoi programin e PD-së

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2025 14:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp, akuzoi PS se është detyruar të “kopjojë” programin e partisë së tij pasi nuk e ka arritur të tërheqë besimin e qytetarëve.

Lexo Edhe:

“Forca tjetër politike, siç e shihni, pa program u detyrua të kopjojë, pasi e pa që shqiptarët nuk e pranuan më dhe u kthyen duke kopjuar programin tonë se nuk ka çfarë të thotë”, tha Berisha gjatë konferencës.

Berisha e akuzoi Edi Ramën për mosmbajtjen e premtimeve dhe për mosvotimin e ligjit për minimumin jetik, që do të siguronin një pension minimal prej 200 euro për çdo shqiptar.

Ai shtoi se “Shqiptarët janë të interesuar, jetësisht, për pensionet, rrogat, për luftën ndaj korrupsionit, pra për mirëqenien e tyre.”

Në lidhje me këtë ligj, Berisha tha se “para 15 muajsh kam dërguar në parlament ligjin për minimumin jetik, me qëllim që ky ligj të miratohej dhe të mos merrte karakter politik. Ata e mbajtën ligjin dhe betejë pas beteje, Rama e hodhi poshtë dhe nuk pranoi kurrë ta votonte. Ligji sillte mes tjerash, në mënyrë automatike pension minimal 200 euro”.

Ai theksoi gjithashtu se do të anulojë çdo vendim dhe ligj që lidhet me korrupsionin. “Korporata shqiptare e investimeve, piramida më e madhe e grabitjes së pronave të shqiptarëve, do shkrihet menjëherë”, tha Berisha, duke shtuar se të gjithë ata që kanë përfituar padrejtësisht nga ky proces do të ndëshkohen me “rreptësinë më të madhe”.

Berisha përfundoi duke deklaruar se, në qeverisjen e PD-së, “krimi elektoral do të konsiderohet si vepra më e rëndë kriminale pas vrasjes” dhe se do të ketë “zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit”.