string(83) "berisha-shpalos-detaje-nga-programi-i-pd-ulje-taksash-dhe-nxitje-e-prodhimit-vendas"

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2025 12:59

Berisha shpalos detaje nga programi i PD: Ulje taksash dhe nxitje e prodhimit vendas

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2025 12:59

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar detaje të reja nga programi i PD, duke theksuar uljen e taksave, nxitjen e prodhimit vendas dhe lehtësira për bizneset.

Do të ulim barrën fiskale për bizneset dhe do të krijojmë kushte më të mira për prodhimin vendas”, deklaroi Berisha.

Lexo Edhe:

Berisha njoftoi masa konkrete për industrinë e birrës dhe verës. Akciza për birrën do ndahet në dy fasha: 600 lekë për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit dhe 300 lekë për prodhuesit më të vegjël, duke respektuar standardet e BE-së, tha ai.

Sipas tij, çmimi i pullave fiskale do të pësojë ulje drastike: Nga 17 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për birrën dhe nga 25 euro në 3 euro për verën.”

Në fushën e bujqësisë, ai premtoi mbështetje për kulturat strategjike. Bimët medicinale, ulliri, arrorët dhe bimët aromatike do të kenë lehtësira të mëdha financiare dhe logjistike”, u shpreh ai.

Lideri i opozitës deklaroi ndryshime të rëndësishme në sistemin fiskal. “Taksa e sheshtë do të jetë 10% mbi kapitalin dhe të ardhurat jo nga paga. Përjashtohen nga taksimi biznesi i vogël dhe profesionet e lira”, theksoi ai.

Ndërsa për TVSH-në, ai konfirmoi: Kufiri për përjashtimin nga TVSH do të jetë 18 milionë lekë xhiro vjetore, ndërsa norma e TVSH-së do të zbresë në 15%.”

Një tjetër angazhim ishte ulja e taksave në sektorin e ndërtimit. Taksa e ndikimit në infrastrukturë do të ulet nga 18% e çmimit të shitjes në 2% të preventivit tha Berisha.

Po ashtu, ai njoftoi shfuqizimin e disa tarifave. “Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të hiqet, ashtu si edhe tarifa 1% e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit.”

Për të inkurajuar investimet, ai premtoi: “Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa dhe 8 vite nëse investon në zonat malore.”

Në sektorin e energjisë dhe karburanteve, Berisha theksoi: Taksa Rama e karburantit do të hiqet plotësisht.”

Ndërkohë, ai shtoi se çmimi i karburantit do të ketë një kufizim për të mbrojtur konsumatorët. Nuk do të lejojmë ndryshime çmimesh më shumë se ±10% krahasuar me vendet fqinje, tha ai.

Sipas tij, këto masa do të ndihmojnë në ringritjen e ekonomisë. “Ne synojmë të fuqizojmë biznesin vendas dhe t’i japim fund politikave shkatërruese që rëndojnë qytetarët”, përfundoi ai.