Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është takuar me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) që po mbahet në Valencia të Spanjës.
Gjatë këtij takimi të shkurtër përshëndetës, Mitsotakis i ka shprehur Berishës urimet më të mira, ndërsa ky i fundit vijon angazhimin diplomatik në forumet ndërkombëtare të së djathtës evropiane.
Në fjalën e mbajtur në Kongres, Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe denoncoi mbylljen e rrjeteve sociale si TikTok, arrestimet e përfaqësuesve të opozitës.