Bernard Berisha shënon gol në fitoren e Akhmat Groznyt ndaj CSKA Moskës - Gazeta Express
string(71) "bernard-berisha-shenon-gol-ne-fitoren-e-akhmat-groznyt-ndaj-cska-moskes"

Sport

Gazeta Express

01/05/2022 21:38

Bernard Berisha shënon gol në fitoren e Akhmat Groznyt ndaj CSKA Moskës

Sport

Gazeta Express

01/05/2022 21:38

Bernard Berisha ka shënuar gol në fitoren e Akhmat Groznyt ndaj CSKA Moskës në kuadër të javës së 27-të në Premierligën e Rusisë.

Akhmat Grozny shënoi fitore me rezultatin 2:0, teksa sulmuesi nga Kosova shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e shtatë shtesë të takimit.

Lexo Edhe:

Për 30-vjeçarin ishte ky goli i tij i parë këtë edicion në elitën e futbollit rus, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti nga Peja ka regjistruar vetëm 11 paraqite me Akhmat Groznyn në Premierligë.

Bernard Berisha deri më tani ka regjistruar edhe dy asistime.

Ndryshe, Akhmat Grozny ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 35 pikë.

Golin e shënuar nga Bernard Berisha mund ta shikoni duke klikuar KËTU. /Gazeta Express/