Besa Famgas mposhtet në ndeshjen e parë nga Besiktasi - Gazeta Express
string(53) "besa-famgas-mposhtet-ne-ndeshjen-e-pare-nga-besiktasi"

Sport

Gazeta Express

15/10/2023 23:53

Besa Famgas mposhtet në ndeshjen e parë nga Besiktasi

Sport

Gazeta Express

15/10/2023 23:53

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është mposhtur thellë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa pësoi nga gjiganti turk, Besiktas Safi Cimento me rezultatin 43:24.

Që në pjesën e parë dallimi në rezultat ishte i madh. Pas 30 minutave lojë, Besiktasi ishte para 23:10.

Arbios Mushkolaj ishte më efikasi te Besa me shtatë gola.Nga katër i kishin Igor Chiseliov dhe Ajdin Smajilbegovic.

Ndeshja e kthimit është më 21 tetor në Stamboll.

Advertisement
Advertisement
Advertisement