string(66) "besian-mustafa-ldk-po-i-qendron-vetes-spo-i-shkon-bash-hiq-kerkujt"

Besian Mustafa: LDK po i qëndron vetes, s’po i shkon bash hiq kërkujt

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 20:05

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, thotë se partia e tij po mbetet e përkushtuar ndaj qëndrimeve dhe elektoratit të vet. 

Në një postim në rrjetet sociale, Mustafa ka kritikuar ata që, sipas tij, përpiqen të vendosin LDK-në në korniza të interesave të tjera politike.

Lexo Edhe:

“Ata duan të diskutojnë ‘a po i shkon LDK-ja PDK-së apo VV-së’, por assesi s’duan të dëgjojnë që LDK po i qëndron vetes, votuesve të saj, e s’po i shkon bash hiq kërkujt,” ka shkruar ai. 

Ai ka ironizuar edhe me kalkulimet politike të kundërshtarëve, duke thënë se po bëjnë “pazar pa hangjiun” dhe se LDK nuk është pjesë e asnjë tavoline të tillë. 

“S’ka rëndësi kush pajtohet me kënd, me cilin qëndrim e me cilën ide, ka rëndësi që kemi demokraci të plotë,” ka përfunduar ai.