Gjykata Kushtetuese është bërë me 8 anëtarë. Sot është betuar para presidentit Bajram Begaj, anëtari i tetë Ilir Toska i cili u zgjodh nga Gjykata e Lartë më 12 shtator.
Lista e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese:
1. Dr. Vitore Tusha, Kryetare
2. Marsida Xhaferllari, anëtare
3. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
4. Dr. Elsa Toska, anëtare
5. Altin Binaj, anëtar
6. Sonila Bejtja, anëtare
7. Dr. Sandër Beci, anëtar
8. Ilir Toska, anëtar
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të tij nga Kreu i Shtetit, Gjyqtari Toska me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua para Presidentit Begaj se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.
Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, zv. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Sokol Binaj, Këshilltari Ligjor Rezident i OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Constantine Soupios si dhe kreu i Sektorit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë Alexis Hupin si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
/Gazeta Express