Bie në bunar, vdes burri nga Izbica - Gazeta Express
string(34) "bie-ne-bunar-vdes-burri-nga-izbica"

Gazeta Express

10/12/2019 12:30

Bie në bunar, vdes burri nga Izbica

Gazeta Express

10/12/2019 12:30

Të hënën në Skenderaj një person ka vdekur si pasojë e rënies në një bunar, bën të ditur Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur në fshatin Izbicë të Skenderajt pasditen e së hënës, ndërkaq policia në raportin 24-orësh bën të ditur se dyshohet se viktima ka rënë në bunar.

Viktima mashkull K/Shqiptar me (aftësi të kufizuara mentale) dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thekson raporti.

Po ashtu, bëhet e ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq, policia thekson se rasti duke u hetuar. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement