Bie numri i gazetarëve të vrarë, por shtohen ata që u burgosën - Gazeta Express
string(61) "bie-numri-i-gazetareve-te-vrare-por-shtohen-ata-qe-u-burgosen"

Gazeta Express

17/12/2019 9:45

Bie numri i gazetarëve të vrarë, por shtohen ata që u burgosën

Gazeta Express

17/12/2019 9:45

Organizata “Reporterët pa Kufij” thotë se gazetaria mbetet një profesion i rrezikshëm. Sipas të dhënave të kësaj organizate, këtë vit janë vrarë 49 gazetarë, 389 ndodhen në burgje, ndërsa 57 të tjerë janë duke u mbajtur si pengje.

Në raportin e organizatës me seli në Paris, në të cilin përshkruhen rastet e dhunës dhe abuzimit ndaj gazetarëve, numri i gazetarëve të vrarë në botë gjatë këtij viti është më i vogli në 16 vjetët e fundit.

Kjo organizatë tha se në rënien e numrit të gazetarëve të vrarë, krahasuar me mesataren vjetore prej 80 personave gjatë dy dekadave të fundit, ka ndikuar pakësimi i vrasjes së gazetarëve në zonat e luftës.

Vitin e kaluar, në zona të konflikteve të armatosura u vranë 34 gazetarë, ndërsa këtë vit u vranë 17. Prej tyre, 10 gazetarë u vranë në Siri, 5 në Afganistan dhe 2 të tjerë në Jemen.

Përderisa numri i gazetarëve të vrarë shënoi rënie, më shumë gazetarë këtë vit u dërguan në burgje. Gati gjysma e tyre u burgosën vetëm në tri shtete: Kinë (120 gazetarë të burgosur), Egjipt (34) dhe Arabi Saudite (32).

Në mesin e gazetarëve që po mbahen pengje, 30 janë duke u mbajtur në Siri, 15 në Jemen, 11 në Irak dhe një në Ukrainë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement