string(55) "biku-tregon-se-kur-do-te-falet-namazi-i-kurban-bajramit"

BIK’u tregon se kur do të falet namazi i Kurban Bajramit

Lajme

Gazeta Express

16/07/2021 15:59

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që namazi i Bajramit të falet me kapacitetet e plota në xhami, raporton Gazeta Express.

Falja e namazit të Kurban Bajramit do të bëhet në orën 05:51.

Lexo Edhe:

Ligjërata e Kurban-Bajramit nuk do të zgjasë më shumë se 10 minuta.

Nga BIK’u kanë kërkuar që të shmanget organizimi i ceromonisë së faljes së namazit në ambientet publike si sheshet e stadiumet.

“Do të falet namazi i sabahut dhe namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë në territorin e Republikës së Kosovës, duke i respektuar me përpikëri masat anticovid të marra nga Bashkësia Islame e Kosovës, në përputhje të plotë me masat e Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës”, thuhet në vendimin e marrë.