string(88) "bilanci-i-megaoperacionit-ne-elbasan-gjenden-heroine-e-kokaine-talo-cela-i-sheh-me-dylbi"

Bilanci i megaoperacionit në Elbasan: Gjenden heroinë e kokainë, Talo Çela “i sheh me dylbi”

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2023 10:53

Ditën e sotme është zhvilluar një aksioni i FNSH, RENEA dhe Policisë së Elbasanit i cili ka çuar në shoqërimin dhe arrestimin e 50 personave, të  cilët sipas hetimeve, dyshihet se janë përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Lexo edhe: Lëshohen 50 urdhër-arreste, dhjetëra të shoqëruar në Elbasan, në “shënjestër” kokat e drogës

Lexo Edhe:

Bëhet e ditur se aksioni është shtrirë në dy pista kryesore, përkatësisht për arrestimin e personave të dalë nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhe goditje  e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

“Kanë qenë 15 furgonë të FNSH në operacion. Operacioni ka pasur dy pista kryesore. Së pari, identifikimi i emrave të dhënë dhe të dalë nga dëshmia e Nurdin Dumanit, në kuadër të operacionit të zhvilluar pak muaj më parë i quajtur “Plumbi i Artë”. Personat e shpallur në kërkim nga ky operacioni janë duke u kërkuar ende nga forcat e rendit. Përfshirë në këtë operacion , një emër shumë i përfolur i kërkuar brenda dhe jashtë vendit siç është Talo Cela. Nga informacionet e deritanishme, rezulton se për kapjen e tij edhe ky operacion ka dështuar. Pista tjetër, ka të bëjë me verifikimin e shitjes së lëndëve narkotike dhe janë shoqëruar rreth 50 persona”, raportoi gazetarja.

Ndërkohë burime paraprake thonë se aksioni për gjetjen e Talo Çelës ka dështuar, ndërsa krahas të arrestuarve janë sekuestruar lëndë narkotike të llojit kanabis, heroinë dhe kokainë.

Policia pritet të dalë në deklaratë për të bërë të ditur rezultatin e aksioni.