string(138) "biseda-e-kurtit-me-komedianet-ruse-peci-fati-qe-nuk-eshte-zbuluar-ndonje-sekret-shteteror-eshte-emergjente-qe-qeveria-te-behet-nga-opozita"

Biseda e Kurtit me komedianët rusë, Peci: Fati që nuk është zbuluar ndonjë sekret shtetëror, është emergjente që qeveria të bëhet nga opozita

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 8:39

Mashtrimin që iu bë kryeministrit Albin Kurti nga dy komedianët rus analisti Lulzim Peci e konsideron si fat për Kosovën. Ai thotë se Kosova është fatlume që gjatë kësaj bisede nuk është nxjerrë ndonjë sekret shtetëror.

“Sekret i lartë i cili kishte mundur me pasë pasoja për Kosovën, fati jonë është që kemi pasur kësi muhabeti”, tha ai në RTV21.

Lexo Edhe:

Peci tha se pas mashtrimit që iu bë kryeministrit në detyrë, është emergjente që qeveria të bëhet nga opozita.

“Sepse deri dje unë kam mendu se opsionet e hapura, po prej ditës së djeshme unë mendoj se me atë që është dëgjuar aty me pasë Vetëvendosje postin e kryeministrit nuk besoj që ne do të kemi dyer të hapura në Uashington”, tha ai.