Bislimi në Bruksel për takim me Petkoviqin, Selmanaj: Kushtet e Kurtit u avulluan - Gazeta Express
string(79) "bislimi-ne-bruksel-per-takim-me-petkoviqin-selmanaj-kushtet-e-kurtit-u-avulluan"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2024 15:52

Bislimi në Bruksel për takim me Petkoviqin, Selmanaj: Kushtet e Kurtit u avulluan

Lajme

Gazeta Express

02/07/2024 15:52

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar për takimin që sot në Bruksel do ta mbajnë shefat e ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë.

Selmanaj ka thënë se kushtet e kryeministrit Albin Kurti u avulluan brenda 7 ditëve, duke pyetur se kë e përfaqëson zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në bisedimet në Bruksel, shkruan Express.

Lexo Edhe:

Deputeti Selmanaj thotë se Kurti po e luan rolin e të fortit përmes refuzimeve dhe fjalimeve të zjarrta dhe po dorëzohet pas një jave pas asnjë kusht të plotësuar.

 Postimi i plotë:

Kushtet e Albinit për Vuçiçin “avullohen” për 7 ditë.

Kë po përfaqëson Zëvendës-kryeministri Bislimi? A përfaqëson ai kryeministrin Kurti dhe Kosovën?

Më 26 qershor 2024 Albini, duke treguar një qëndrim të ashpër, refuzoi takimin me Vuçiqin dhe vendosi tre kushte për të filluar dialogun. Por çfarë ndodhi më pas?

Vetëm një javë më vonë, sot me 2 korrik 2024, pa u përmbushur asnjë nga kushtet e tij, zëvendës-kryeministri Bislimi shkon në Bruksel dhe dialogon me Serbine. Ky është një shembull i qartë i hipokrizisë dhe mungesës së koherencës dhe konsistencës në politikën e qeverisë së Albinit.

Qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar këtë lojë. Albini luan rolin e të fortit përmes refuzimeve dhe fjalimeve të zjarrta, por pas një jave, pa asnjë kusht të përmbushur, dërgon zëvendësin e tij për të dialoguar me Serbinë. Kjo tregon një mungesë serioze të qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë në udhëheqjen e tij.

Albin, ti dhe kushtet e tua nuk qëndruan as një javë.

Cila është vlera dhe çfarë kuptimi ka politika jote nëse dorëzohesh kaq shpejt?