string(111) "bislimi-njofton-per-takimin-me-sorensenin-u-theksua-rendesia-e-fillimit-te-diskutimeve-per-marreveshjen-e-ohrit"

Bislimi njofton për takimin me Sorensenin: U theksua rëndësia e fillimit të diskutimeve për Marrëveshjen e Ohrit

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 14:23

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë Besnik Bislimi sot ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në këtë takim, Zyra e Kryeministrit tha se ata dy biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik e më tej “u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut”.

Lexo Edhe:

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sorensen për takimin e bisedën si dhe bashkëpunimin mes tyre, tha ZKM.

Ky ishte takimi i dytë mes tyre në Prishtinë, pas atij të mbajtur muajin e kaluar./Express/