Blerim Latifi distancohet përfundimisht nga PDK-ja - Gazeta Express
string(50) "blerim-latifi-distancohet-perfundimisht-nga-pdk-ja"

Gazeta Express

19/12/2019 18:24

Blerim Latifi distancohet përfundimisht nga PDK-ja

Gazeta Express

19/12/2019 18:24

Kandidati për deputet në zgjedhjet e fundit në listën e PDK-së, Blerim Latifi ka thënë se nuk është më pjesë e PDK-së.

Latifi ka thënë se pasi që ka përfunduar mandati i Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka përfunduar edhe puna e tij si këshilltar politik.

Ai ka shkruar se nuk është pjesë e asnjë forumi të PDK-së, e as anëtar i saj.

“Unë nuk jam pjesë e asnjë forumi në PDK, as anëtar kryesie, as anëtar i Këshillit Drejtues, as anëtar i ndonjë dege apo nëndege. Rrjedhimisht qëndrimet e mia publike nuk reflektojnë pikëpamjet e PDK-së, në asnjë formë”, ka shkruar Latifi.

Tutje, Latifi ka thënë se vazhdon të ketë konsideratë dhe ta këshillojë Veselin në raport miqësor.

“ Personalisht vazhdoj të kem konsideratë të lartë për kryetarin e PDK-së dhe këshillat e mia për të mbesin vetëm në nivelin e raportit miqësor dhe joformal. Unë ndihem mirë dhe krenar me bashkëpunimin pesë vjeçar me të”, ka shkruar Latifi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement