string(131) "blerim-latifi-papa-francesku-shembull-sesi-duhet-te-jete-kleriku-ne-shekullin-tone-feja-ose-i-sherben-humanizmit-ose-nuk-vlen-asgje"

Blerim Latifi: Papa Françesku shembull sesi duhet të jetë kleriku në shekullin tonë, feja ose i shërben humanizmit ose nuk vlen asgjë!

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 11:56

Profesori i filozofise politike, Blerim Latifi përmes një postimi në facebook ka reaguar për vdekjen e Papa Franceskut. Latifi ka vlerësuar lart figurën e tij duke thënë se për ne mbetet Papa që shenjtëroi Nënë Terezën.

Postimi i plotë: Ai ishte shembull i lartë se si duhet të jetë kleriku në shekullin tonë. Feja ose i shërben humanizmit ose nuk vlen asgjë! Kjo ishte deviza e pontifikatit të tij.

Lexo Edhe:

Në polemikën e moçme filozofike midis Arsyes dhe Besimit, ai shpesh linte të kuptonte se mbante anën e të parës. Nevoja për besim nuk duhet të kufizojë të drejtat e arsyes, pyetjet dhe përgjigjet e saj! Sepse, siç thotë Toma Akuini, Zoti nuk është përgjigjja e madhe; Zoti është pyetja e madhe.

Për ne ai mbetet Papa që shenjtëroi bijën tonë të madhe, Nënë Terezën, dhe e nderoi kombin tonë sa herë që i jepej rasti. Dhe kjo për një komb të vogël është fort domethënëse.