Blerina Kllokoqi-Rugova nuk ndalet, kreacionet e reja të saj janë të mahnitshme - Gazeta Express
string(78) "blerina-kllokoqi-rugova-nuk-ndalet-kreacionet-e-reja-te-saj-jane-te-mahnitshme"

Yjet

Gazeta Express

09/02/2021 22:13

Blerina Kllokoqi-Rugova nuk ndalet, kreacionet e reja të saj janë të mahnitshme

Yjet

Gazeta Express

09/02/2021 22:13

Kreatorja dhe stilistja kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova ka prezantuar në rrjetet e saj sociale pjesë të koleksionit të ri derisa ka treguar edhe për shpërndarjen e këtyre kreacioneve në qendrat më të rëndësishme të modës në botë

Këto kreacione ajo i ka prezantuar në disa postime që ka bërë në Instagram ku ka treguar që në Florida ka prezantuar njç stil që i përshtatet stilit të veshjeve të përditshme.

“Ndoshta, ju keni nevojë që të shkoni paksa më ndryshe diku”, ka shkruar ajo poshtë kësaj fotoje.

View this post on Instagram

A post shared by Blerina Kllokoqi Rugova (@blerinakllokoqirugova)

Ndërkohë, kreatorja kosovare dje paraqiti edhe koleksionin e ri të uniformave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).

Kreatorja ka thënë se për këtë kishte analizuar praktikat e vendeve më të zhvilluara derisa kishte pasur konsulta edhe më ekspertët më të mirë të fushës.

“Sot prezantova zyrtarisht modelet e reja të uniformave zyrtare dhe solemne për gardianët e Kosovës”, ka shkruar ajo në postimin e publikuar në Instagram.

Blerina përpos kësaj e ka qenë e angazhuar derisa javëve të fundit derisa ka paraqitur koleksione të reja në vende të ndryshme të botës, si në; Paris, New York, Londër, Milano, etj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement