string(48) "blick-bledian-krasniqi-e-ben-zurichin-me-te-mire"

Sport

Gazeta Express

31/03/2025 18:08

Blick: Bledian Krasniqi e bën Zurichin më të mirë

Sport

Gazeta Express

31/03/2025 18:08

“Kur Krasniqi, 170 centimetra i gjatë – pa ofenduar gjatësinë e tij, jam vetë i shkurtër – arrin të shënojë me kokë pa e penguar askush, nuk është e mjaftushme për një ndeshje si kjo”. 35-vjeçari, Amir Abrashi e paraqiti fituesin e derbit të Zurichut, Bledian Krasniqin, tre centimetra më të shkurtër seç është.

Kritika e kapitenit të Grasshopper përmbledh diçka të “jashtëzakonshme”: një mesfushor defanziv, i futur thellë në zonën e penalltisë së kundërshtarit, përfiton nga një krosim i Chouair në një duel ajror me qendërmbrojtësin 1.90 metra i gjatë, Tsiy Ndenge, shkruan “Blick”.

Lexo Edhe:

Ndonjëherë, numri 7 humbet pak në mes të klubit plot ngjyra. Krasniqi nuk është një njeri që bërtet, dhe padyshim nuk është egocentrik. Kur gjërat bëhen të turbullta, ai qëndron në hije. Nga njeriu që u bashkua me klubin në moshën tetëvjeçare dhe bëri debutimin e tij evropian me fanellën e FCZ në moshën 17-vjeçare, zakonisht dëgjohet vetëm me komente të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Ai nuk bën sikur është modest; ai e jeton këtë stil: “Puna e palodhur dhe shumë mbështetje nga shokët e mi të ekipit, kjo është baza”.

“Një djalë i mirë,” thotë dikush që e njeh mirë. Ricardo Moniz (60) ka punuar me talentë të ndryshëm për dekada të tëra. Holandezi ka shumë besim lojtari që shpërndan topa nga qendra, edhe nëse e kritikon ashpër ndonjëherë: “Ai duhet gjithmonë të performojë në formën siç bëri sot. Nëse e bën këtë, nuk mund ta mbajmë. Bledian është në rrugën e duhur”.

Trajneri i Grasshopper, Tomas Oral, 51-vjeçar, ofroi gjithashtu një lavdërim indirekt pas ndeshjes: “Ishim shumë pasivë, edhe pse e dinim se sa të lëvizhëm ishin mesfushorët kundërshtarë”.

Krasniqi është një nga pikat e forta të FC Zurich, pikërisht në zonën qendrore. Duke punuar me ndërkombëtarin nga Bregu i Fildishtë, Jean-Philippe Gbamin (29), ai gjithashtu orkestroi momentet vendimtare të tranzicionet në ndeshjen me Hoppers, të cilët ishin ende të turbulluar.

Bilanci i tij në sulm është jashtëzakonisht i mirë: me pesë gola dhe pesë asista, ai është bërë golashënuesi më i mirë në sezonin e tij të katërt në Superligën e Zvicrës me FC Zurich.

Asistenti Alessandro Riedle, 33-vjeçar, i tregon atij vazhdimisht gjatë stërvitjes së përditshme se si mund të “qëndrojë më aktiv në zonë dhe të avancojë në hapësira të hapura në momentin e duhur,” tha Krasniqi për “Blick”.

Dhe pas fitores së tij të tetë në derbin e 14-të të karrierës, reprezentuesi i Kosovës pasqyron mesazhin zyrtar të trajnerit të tij Moniz pas derbit: “Do të isha duke gënjyer nëse nuk do të thosha se tashmë po shohim pak lart. Tani kemi një ndeshje në shtëpi kundër Lausanne dhe më pas në Ëinterthur. Nëse i nxjerrim maksimumin, do të shohim se ku do të na çojë kjo rrugë”./GazetaExpress/