Kosova është në rrugë për të arritur një tjetër rekord në investimet e huaja direkte, pas një performance të fortë ekonomike në vitin e kaluar. Sipas raportimit të Bloomberg, vendi pritet të tejkalojë nivelin rekord të investimeve, pasi në vitin e kaluar për herë të parë u kalua shifra prej 1.2 miliardë dollarësh.
Guvernatori i Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka theksuar se stabiliteti financiar dhe përmirësimi i klimës së biznesit po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më tërheqëse për investitorët e huaj. Ai vlerëson se trendi pozitiv i rritjes pritet të vazhdojë edhe gjatë këtij viti.
Kosovo is on its way to attracting a record amount of foreign direct investment after last year’s level exceeded $1.2 billion for the first time in the country’s history, according to the central bank governor https://t.co/YdoR5sbQYc
— Bloomberg (@business) March 31, 2026
Sipas të dhënave, investimet e huaja në Kosovo kanë shënuar rritje të vazhdueshme vitet e fundit, duke kaluar pragun prej 1 miliard eurosh dhe duke u zgjeruar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Raporti nënvizon se kjo rritje lidhet me stabilitetin makroekonomik, zhvillimin e sektorëve kyç dhe përmirësimin e kushteve për biznes. Nëse ky trend vazhdon, Kosova pritet jo vetëm të ruajë nivelin rekord, por edhe ta tejkalojë atë, duke shënuar një tjetër vit historik për ekonominë e vendit.