Bogujevci mirëpret homologun portugez, takimi i paraprin Forumit të parë Ekonomik mes dy vendeve - Gazeta Express
string(95) "bogujevci-mirepret-homologun-portugez-takimi-i-paraprin-forumit-te-pare-ekonomik-mes-dy-vendeve"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2024 23:50

Bogujevci mirëpret homologun portugez, takimi i paraprin Forumit të parë Ekonomik mes dy vendeve

Lajme

Gazeta Express

18/06/2024 23:50

Nënkryetaria e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, së bashku me deputetin Erxhan Galushi, i cili e kryeson Grupin e Miqësisë Kosovë-Portugali të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpriti sot në Kosovë homologun e saj nga Portugalia, Nënkryetarin e Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.

Siç njofton kumtesa për media, nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Portugalisë, Perestrello, së bashku me delegacionin e përbërë nga zyrtarë të lartë, biznesmenë dhe afaristë, do të qëndrojë në Kosovë për disa ditë, për të marrë pjesë në aktivitetet e përbashkëta me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, të cilat zhvillohen në kuadër të Forumit të parë Ekonomik Kosovë-Portugali.

Lexo Edhe:

“Aktivitetet fillojnë nesër dhe janë me interes të ngritjes së bashkëpunimit shtetëror në fushën e ekonomisë”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se nënkryetarja Bogujevci i ka uruar mirëseardhje Nënkryetarit Perestello dhe delegacionit nga Portugalia, duke u shprehur e lumtur për këtë vizitë domethënëse të nënkryetarit së bashku me delegacionin e tij.