Boksierët e Kosovës i nisin përgatitjet në Brezovicë - Gazeta Express
string(52) "boksieret-e-kosoves-i-nisin-pergatitjet-ne-brezovice"

Gazeta Express

07/06/2020 13:01

Boksierët e Kosovës i nisin përgatitjet në Brezovicë

Gazeta Express

07/06/2020 13:01

Nga sot boksierët seniorë të Kombëtares së Kosovës filluan përgatitjet në Brezovicë

FBOXK ka paraparë fillimin e përgatitjeve (bazike malore) me boksierët cilësorë (djem dhe vajza) të kombëtares së Kosovës të ndarë në 3 grupe

a).Boksierët seniorë

b).Boksierët juniorë dhe të rinj (17-18 vjeçar)

c). Boksieret senioret, junioret dhe të rejat (17-18 vjeçare)..

Përgatitjet do fillojnë me grupin e parë (senior)  nga sot 07- 21  qershor  dhe pastaj me grupet tjera.

Këto përgatitje 50% mbështeten nga Komiteti Olimpik i Kosovës sipas vendimit të B.E. të KOK.

Përgatitjet  bazike do të zhvillohen në lartësi mbidetare 1200-1700 metra, ushtrime forcë, kondicion, qëndrueshmëri etj.3 herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e dala nga OBSH,MSH dhe IKSHP.

Në stërvitje do të marrin pjesë maksimalisht  8 – 10 boksierë-e, gjithnjë  duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m.

Në përgatitje udhëtuan:

Bashkim  Bajoku ,Leotrim  Rexhepi ,Besfort Merlaku ,Artan Shaqiri ,Shpetim  Bajoku ,Çlirim  Zekaj ,Patriot  Behrami,Dionis  Gashi ,Besart  Pireva

Trajner : Shefki Bogujevci, Kreshnik Shala

Advertisement
Advertisement
Advertisement