Boksierja kroate e injoron serben, s’ia zgjat dorën pas meçit - Gazeta Express
string(59) "boksierja-kroate-e-injoron-serben-sia-zgjat-doren-pas-mecit"

Boks

Gazeta Express

29/06/2023 10:42

Boksierja kroate e injoron serben, s’ia zgjat dorën pas meçit

Boks

Gazeta Express

29/06/2023 10:42

Boksierja kroate, Sara Beram e ka injoruar kolegen serbe pas meçit të zhvilluar mes tyre në Lojërat Evropiane.

Boksierja serbe, Natalija Sadrina e fitoi meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 60 kilogramë, për ta siguruar kështu medaljen në “Krakow 2023”, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi u shpall fituese, boksierja serbe shkoi për ta përshëndetur kroaten, Beram, e cila e injoroi keq atë duke mos ia zgjatur dorën.

Kroatja me inat në dy tentimet e kundërshtares nuk pranoi të përshëndetej me të.

Siç dihet, kroatët dhe serbët vazhdojnë të kenë inat dhe rivalitet mes tyre që nga vitet e 90-ta kur kishte shpërthyer lufta në Kroaci. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement