Boston Celtics kampioni më i ri i NBA, bëhet skuadra me më së shumti tituj - Gazeta Express
string(73) "boston-celtics-kampioni-me-i-ri-i-nba-behet-skuadra-me-me-se-shumti-tituj"

Sport

Gazeta Express

18/06/2024 9:15

Boston Celtics kampioni më i ri i NBA, bëhet skuadra me më së shumti tituj

Sport

Gazeta Express

18/06/2024 9:15

Boston Celtics është kampioni më i ri në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Celtics kanë marrë edhe fitoren e katërt ndaj Dallas Mavericks me rezultat 106:88 dhe kësisoj kanë fituar serinë finale me 4-1.

Lexo Edhe:

Për skuadrën nga Bostoni, ky është titulli rekord i 18-të në përgjithësi në NBA, dhe i pari që nga viti 2008.

Deri më tani, Celtics ishin të barabartë në numrin e titujve me Lakers, të cilët i fituan 17.

Në ndeshjen e mëngjesit të sotëm, Jayson Tatum i priu me 31 pikë, tetë kërcime dhe 11 asistime, ndërsa Jaylen Brown shënoi 21, me tetë kërcime dhe gjashtë asistime.

Te skuadra humbëse më efikasi ishte Luka Donçic, i cili shënoi 28 pikë dhe pati 12 kërcime dhe pesë kërcime, ndërsa Kyrie Irving u ndal në 15 pikë.

Kujtojmë se Celtics e mbyllën sezonin e rregullt si ekipi me rekordin më të mirë dhe në play-off mposhtën Miami Heat (4:1), Cleveland Cavaliers (4:1), Indiana Pacers (4: 0) dhe Dallas Mavericks (4:1).