string(96) "brace-sulmon-presidentin-e-fshf-se-rama-erionit-i-rri-temperatura-38-po-nuk-eshte-per-basketboll"

Braçe sulmon presidentin e FSHF-së, Rama: Erionit i rri temperatura 38, po nuk është për basketboll

Shqiperi

Gazeta Express

22/12/2020 15:25

Zv.kryeministrit Erion Braçe nuk i del inati me Armando Dukën, sa nuk ka ngurruar të bëjë ironi dhe të hedhë kunja në drejtim të Presidentit të FSHF-së, as në prani të kryeministrit Edi Rama.

Rama pa nga afër ambientet e shkollës së rindërtuar në Fier, ndërsa një sugjerim e pati edhe për nxënësit duke kërkuar prej tyre që të kultivojnë fruta dhe perime në oborrin e shkollës në mënyrë të krijojnë një parcelë ashtu si prindërit e tyre.

Lexo Edhe:

Rama u ndal edhe para palestrës por nuk u ndal të bënte kosh, duke “ngacmuar” Braçen se ai nuk është për këtë punë. Ky i fundit thumboi presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka se nuk ka investuar për ndërtimin e fushave sportive në këto zona.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Temperaturën e matëm te shkolla tjetër. Erjoni e ka 38 zakonisht kështu që nuk është kështu simptomatike Më mirë kështu shkolla? Po i thoja drejtoreshës të bëni ndonjë parcelë aty për të mbjellë aty perime si prindërit tuaj. Të ketë edhe shkolla disa prodhimet të veta. Qenka kryevepër gjithë kjo parcelë

Erion Braçe: Kemi marrë të gjithë hapësirën që kishin

Edi Rama: Shumë mirë edhe kalçeto

Përfaqësuesja e pushtetit vendor: Topi po pret

Edi Rama: Topi po pret por unë nuk luaj pa kundërshtar. Erjoni nuk është për këtë punë

Erion Braçe: Kjo është një nga 100 fushat se çfarë është një president federate por ne i kemi bërë pa na thënë ai dhe pa na dhënë një lekë ai.

Erion Braçe: Këto i kemi bërë pa na i dhënë ndonjë lekë ai.

Edi Rama: Fillove ti tani fillove luftën?

Erion Braçe: Jo ai filloi nuk fillova unë. Mua kush më ngacmon zyshën ka punë.

Rama: Po ajo ca është?

Braçe: Fusha e futbollit, dhomat e zhveshjes

Rama: Fushë trekëndëshe?

Braçe: Jo mo vlla është drejtkëndëshe tamam.

Rama: Ta bëjë federata

Braçe: Kë të bëjë federata? mos ma fut mua këtu atë, i bëjmë vet ne s’kemi nevojë.