Brad Pitt dhe Angelina Jolie fillojnë një zënkë për një pronë të përbashkët me vlerë 140 milionë euro - Gazeta Express
string(101) "brad-pitt-dhe-angelina-jolie-fillojne-nje-zenke-per-nje-prone-te-perbashket-me-vlere-140-milione-euro"

Yjet

Gazeta Express

24/09/2021 19:56

Brad Pitt dhe Angelina Jolie fillojnë një zënkë për një pronë të përbashkët me vlerë 140 milionë euro

Yjet

Gazeta Express

24/09/2021 19:56

Brad Pitt dhe Angelina Joloe kanë arritur një marrëveshje për ta shitur një pronë të përbashkët, e cila është një kantinë e verës me vlerë 140 milionë euro…pasi që padia e fundit e Pitt e kishte lënë atë pa shitur

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kishin arritur një akord kohëve të fundit për të vendosur “një urdhër ndalimi të përkohshëm” të shitjes se aseteve të tyre, të cilat u vendosët gjatë periudhës së shkurorëzimit të tyre.

Sipas ET, kjo i lejon ish çiftit që të shesin pronat që i kanë pasur në dy vitet e fundit të martesës së tyre, e cila gjë ka hap derën për Jolie që të shet 50 për qind të aksioneve të saj në kantinën e tyre të verës franceze, Chateau Miraval.

Mirëpo, në fillim të kësaj jave, Brad bëri një padi duke e akuzuar Jolie për një plan “hakmarrës” për të shitur aksionet e saj, derisa shfrytëzojë të drejtën e tij të parë për të përfituar nga “puna e madhe, koha dhe paratë” që janë investuar nga aktori dhe partnerja e tij në biznes, sipas një dokumenti legal që e ka siguruar DailyMail.com.

Chateau Miraval vlerësohet 164 milionë dollarë, përkthyer në euro rreth 140 milionë, transmeton GazetaExpress.

Fillimisht, ish çifti i kishte blerë aksionet nga Quimicum, kompani që e kishte në pronë Chateau Miraval, më 2008, ku Pitt me kompaninë e tij, Mondo Bongo kishte shumicën e aksionëve 60/40 kundrejt kompanisë së Jolie, Nouvel.

Mirëpo, kjo shumicë u barazua kur mondo Bongo transferojë 10 për qind të aksionëve të Nouvel, gjithnjë sipas padisë.

Dokumentet ligjore thonë se Pitt ia shiti Jolie aksionët për një shumë simbolike, prej 1 euro më 2013, e cila gjë ishte një viti pasi që ata u martuan dhe tri vite para se Jolie të kërkojë shkurorëzimin nga Pitt.

Padia e re e ngritur nga ekipi ligjor i Pitt po përpiqet që ta anulojë transferimin e 10 për qind të aksionëve, në mënyrë që Pitt të këtë shumicën e aksionëve 60/40 të kësaj prone, me arsyetimin se çmimi për një euro nuk është një shumë “serioze”, e kërkuar nga ligji i Luksemburgut.

Burime i kanë thënë Page Six, se si pjesë e marrëveshjes se tyre, Pitt dhe Jolie ishin pajtuar që ta pyesin njëri tjetrin për leje nëse ndonjëherë vendosin për të shitur aksionet e tyre.

Kjo padi e re, gjithashtu pretendon që Jolie u përpoq që të shiste aksionet e saj pa e marrë lejën e Pitt që kishte të drejtën e refuzimit të parë, të përfitonte nga sasia e “jashtëzakonshme e punës, kohës dhe parave” që kishte investuar Pitt dhe partnerët e tij të biznesit për ta rritur këtë brend.

“Ai (Pitt) i bëri të gjitha punët: ajo nuk bëri asgjë”, tha një burim.

“Vlen të përmendët që, gjatë katërviteve të fundit, Nouvel (kompania e Jolie) nuk ka bërë asnjë veprim në të mirë të Quimicum duke vonuar në mënyrë sistematike miratimin e llogarive vjetore dhe riemërimin e menaxherëve”, thuhet në padi.

Veprimet e Jolie janë “një tjetër shembull i këtij personi që përpiqet të anashkolojë rregullat dhe t’i shmanget obligimeve” dhe kjo lëvizje e fundit “është në përputhje” me sjelljet e saj në të kaluarën, ka thënë një burim i afërt me gazetën.

Përpara arritjes se një marrëveshje, kompania e Pitt, pretendoi se kishte bërë përpjekjet të shumta me mirëbesim që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë miqësore, por ishte detyruar të bëj padi për të anuluar transferin e aksionëve të Quimicum, për të sjellë pronësinë e kompanisë në 60-40.

Chateau dhe prona prej 1000 hektarës pranë Aix-en-Provence, ndodhet në vendin ku çifti arratisej atje për pushime.  Po ashtu, ky vend ka edhe vlera sentimentale, pasi që është vendi ku Pitt dhe Jolie ishin martuar, para gjashtë fëmijëve të tyre më 2014.

Jolie dorëzoi dosjen për shkurorëzim nga Pitt në shtator të vitit 2016, duke cituar dallimet që kanë ata me njëri-tjetrin. Shkurorëzimi i tyre u finalizua më 2019, por ata kanë vazhduar betejën e tyre për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre: Maddox (20), Pax (17), Zahara (16), Shiloh (15), dhe dy binjakët Vivienne dhe Knox (13).

Tre muaj më parë, në qershor, Pitt (57) i ishte lejuar kujdestaria e përbashkët – një vendim që Jolie (46) u zotua që do ta luftojë “me gjithçka që ka”. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement