Braithwaite ftohet për ndeshjen me Eibarin - Gazeta Express
string(42) "braithwaite-ftohet-per-ndeshjen-me-eibarin"

Gazeta Express

21/02/2020 18:23

Braithwaite ftohet për ndeshjen me Eibarin

Gazeta Express

21/02/2020 18:23

Quique Setien ka publikuar listën prej 18 futbollistëve të ftuar për ndeshjen që Barça do ta zhvillojë me Eibarin.

Në mesin e të ftuarve është edhe transferimi i ri, Martin Braithwaite, i cili shpreson të debutojë të shtunën në Camp Nou.

Ai ka bërë vetëm një stërvitje me ekipin e ri, gjatë ditës së premte, por Setiene beson se është gati së paku të ulet në stol.

Ndeshja me Eibarin zhvillohet nga ora 16:00, dhe Barça ka mundësi të rrëmbejë kreun dhe t’i bëjë presion Real Madridit që më vonë, në ora 21:00, luan në udhëtim me Levanten.

Aktualisht, Barça ka 52 pikë, kurse Reali 53.

Lojtarët e ftuar nga Setiene:

Advertisement
Advertisement
Advertisement