Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano raporton se Federata Braziliane planifikon t’i ofrojë Carlo Ancelottit një “pagë rekord”, pasi trajneri italian pritet të largohet nga Real Madrid.
Ancelotti, ish-lojtar i Italisë, pritet të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, pavarësisht se kontrata e tij skadon në qershor 2026.
“Gazzetta dello Sport” raportoi mëngjesin e së hënës se Real Madrid po planifikon ta shkarkojë trajnerin italian para fillimit të Kupës së Botës për Klube në qershor.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano shton më shumë detaje, duke thënë se Federata Brazili anë, që ka ndjekur Ancelottin për disa muaj, tani po planifikon t’i ofrojë trajnerit italian një pagë rekord.
“Federata Braziliane është gati të ofrojë një pagë rekord për trajnerin italian, si trajnerin më të paguar të Seleçaos,” raportoi Romano në Instagram.
“Koha e ofrimit tani varet nga procesi i largimit nga Real Madrid, pasi Ancelotti dhe klubi planifikojnë të ndahen në mënyrë miqësore.”
Ancelotti është trajneri më i suksesshëm në historinë e Real Madrid dhe menaxheri me më shumë fitore në Ligën e Kampionëve, pesë, tre me Merengues dhe dy me Milanin.
65-vjeçari u kthye në “Bernabeu” për një periudhë të dytë në vitin 2021 dhe ka ngritur dy herë Kupën me veshët e mëdhenj që nga ajo kohë./GazetaExpress/