string(39) "bresheri-shkaterron-te-mbjellat-ne-fier"

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2025 19:55

Breshëri shkatërron të mbjellat në Fier

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2025 19:55

Reshjet e dendura të breshërit që ranë pasditen e djeshme në zonën e Frakullës kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, duke shkatërruar dhjetëra hektarë të mbjella. Pavarësisht se breshëri zgjati vetëm 20 minuta, pasojat janë të rënda, me rreth 60 hektarë tokë të dëmtuara, kryesisht drurë frutorë dhe ullishte.

Në fshatin Kafaraj, breshëri ka zgjatur rreth 30 minuta dhe, sipas banorëve, ka qenë një stuhi e jashtëzakonshme që nuk është parë më parë. Fermerët që u goditën nga ky fenomen natyror thonë se dëmet janë të konsiderueshme, pasi ullinjtë janë në fazën e lidhjes së kokrrës dhe pemët frutore janë në lulëzim, duke çuar në humbje të madhe të rendimentit.

Lexo Edhe: