Broja: Debutimi në Chelsea, një ëndërr e realizuar - Gazeta Express
string(48) "broja-debutimi-ne-chelsea-nje-enderr-e-realizuar"

Gazeta Express

09/03/2020 16:34

Broja: Debutimi në Chelsea, një ëndërr e realizuar

Gazeta Express

09/03/2020 16:34

Armando Broja ka debutuar në Premierligë gjatë fundjavës që shkoi në fitoren 4:0 ndaj Evertonit. Futbollisti shqiptar ndihet mjaft i lumtur

Armando Broja e kishte një debutim ëndrrash tek Chelsea gjatë fundjavës që shkoi, shkruan Gazeta Express.

Ylli i ri shqiptar u inkuadrua në katër minutat e fundit në fitoren 4:0 ndaj Evertonit.

18 vjeçari e zëvendësoi Olivier Giroudin në ndeshjen e zhvilluar në “Stamford Bridge”.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Unë kam ardhur këtu që kur isha fëmijë dhe gjithmonë e kam ëndërruar këtë moment. Ta bëja debutimin në ‘Stamford Bridge’ ishte një ndjenjë e madhe. Para se të futesha në lojë isha paksa nervoz. Por, më pas i shijova ata minuta lojë. Ishte një ndjenjë e paharrueshme”, ka thënë Broja për “Sky Sports News”.

Ai ka luajtur për ekipin U-21 të Shqipërisë, por mund të luajë edhe për Anglinë në të ardhmen. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement