Brook e mposht rivalin Khan dhe i jep fund dilemës së më të fortit - Gazeta Express
string(66) "brook-e-mposht-rivalin-khan-dhe-i-jep-fund-dilemes-se-me-te-fortit"

Sporte tjera

Gazeta Express

20/02/2022 8:20

Brook e mposht rivalin Khan dhe i jep fund dilemës së më të fortit

Sporte tjera

Gazeta Express

20/02/2022 8:20

Kell Brook e ka fituar meçin ndaj rivalit të tij, Amir Khan, duke i dhënë fund kështu edhe çështjes se cili është më i miri prej tyre.

Të dy ish-kampionët e botës ishin në luftë të fjalëve prej dy dekadash, rreth asaj se cili ishte më i miri në Britaninë e Madhe, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, meçi i tyre i shumëpritur u zhvillua mbrëmë në Manchester, me Brook që fitoi me nokaut ndaj kundërshtarit të tij.

Boksieri nga Sheffield e dominoi meçin nga raundi i parë dhe me plot meritë arriti të regjistrojë fitore.

Për Kell Brook ishte kjo fitorja e tij e 40-të në boksin profesionist, 28 prej të cilave i ka të fituara me nokaut, krahas dhe tri humbjeve.

Kurse, Amir Khan ka një rekord prej 34 fitoreve (21 prej të cilave i ka të fituara me nokaut) dhe gjashtë humbjeve. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement