Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, vijon të zhvillohet përmes videove satirike dhe montazheve të krijuara me inteligjencë artificiale.
Së fundmi, Rama ka postuar një video ku shfaqen disa bufa, ndërsa në sfond dëgjohet një audio e manipuluar e Berishës që e akuzon kryeministrin për “narkodiktaturë” dhe për arrestimin e tre liderëve të opozitës. Përbri videos, Rama shkruan me ironi: “Bufi në rrjedhje të lirë”.
Nga ana tjetër, Berisha nuk ka qëndruar i heshtur dhe i është kundërpërgjigjur me një video të krijuar nga AI, ku Rama paraqitet duke “vjedhur” një bllok me programin e PD-së. Ai e shoqëroi videon me mesazhin: “Kur je aq hajdut sa dhe idetë i ke të vjedhura”, duke e akuz“Bufi në rrjedhje të lirë…”uar sërish qeverinë për kopjim të programit të demokratëve.