string(41) "bujar-pllana-lojtari-i-javes-ne-superlige"

Bujar Pllana, lojtari i javës në Superligë

Futboll

Gazeta Express

03/04/2023 11:43

Bujar Pllana është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 27-të në Superligën e futbollit.

Futbollist i Prishtinës, përpos që i shënoi dy gola, kontribuoi edhe me një asistim në fitoren e Bardhekalërve ndaj Trepçës ’89 me rezultat 4:1.

Lexo Edhe:

Komisioni po ashtu e vlerësoi atë edhe për paraqitjen e mirë në mbrojtje, ku nuk e pati asnjë gabim.

Pllana u shpreh i lumtur për çmimin e fituar, por theksoi se në këtë edicion rëndësi kanë pikët për skuadrën, në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja në garat evropiane, shkruan “Gazeta Express”.

“Është nder dhe kënaqësi që të shpallesh më i miri i xhiros në Albi Mall Superligë. Ky çmim nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe trajnerëve, andaj i falënderoj shumë për mbështetjen. Kemi arritur t’i marrim 3 pikë shumë të rëndësishme për ecurinë e mëtutjeshme të kampionatit, duke synuar daljen në Evropë nga vendi i tretë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe shpresojmë që të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të arrijmë objektivin e klubit, daljen në Evropë”, ka theksuar Pllana për faqen zyrtare të FFK-së pas marrjes së çmimit. /Gazeta Express/