string(50) "buka-qumeshti-dhe-vezet-kane-nisur-te-shtrenjtohen"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 23:56

Buka, qumështi dhe vezët kanë nisur të shtrenjtohen

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 23:56

Buka, qumështi, vezët e produkte të tjera kanë nisur të shtrenjtohen në Kosovë. Nga 50 cent sa ishte çmimi i bukës, ka shkuar në 70 centë, në disa furra, ndërsa çmimi i produkteve të qumështit pritet të ngrihet nga 15-20%.

Qytetarët po ankohen se edhe çmimet e produkteve tjera kanë shënuar ngritje.

Nga Shoqata e Industrisë së Qumështorëve të Kosovës thonë se ngritja e çmimit po bëhet për shkak të ngritjes së tarifave të energjisë elektrike.

E ngritje të çmimeve kanë paralajmëruar edhe biznese të tjera në Kosovë.

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve është paralajmëruar se do të vijë pas rritjes së tarifave të energjisë elektrike në 16.1%.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për ngritje të çmimeve për 2.9% në muajin mars krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Kryesisht, ngritje kanë shënuar çmimet e qumështit, djathit, vezëve, kafesë, çajit e perimeve. Kësaj vale të ngritjes së çmimeve së fundmi i janë bashkuar edhe kafenetë dhe restorantet në Kosovë./RTK