Burri nga Podujeva rreh gruan dhe fëmijët, arrestohet - Gazeta Express
string(52) "burri-nga-podujeva-rreh-gruan-dhe-femijet-arrestohet"

Gazeta Express

09/12/2019 11:12

Burri nga Podujeva rreh gruan dhe fëmijët, arrestohet

Gazeta Express

09/12/2019 11:12

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person në  Podujevë pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të tij dhe gruas, raporton Gazeta Express.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Podujevë   07.12.2019-22:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve dhe bashkëshortes së tij femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, shkruhet në njoftim të policisë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement