Busquets nuk mendon se La Liga do të rinisë - Gazeta Express
string(43) "busquets-nuk-mendon-se-la-liga-do-te-rinise"

Gazeta Express

16/04/2020 12:32

Busquets nuk mendon se La Liga do të rinisë

Gazeta Express

16/04/2020 12:32

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka shtuar dyshimet se sezoni i La Ligës do të duhet të mbyllet para kohe, pasi që ka thënë se nuk beson se do të mundë të rinisen ndeshjet, përkundër që Spanja ka lehtësuar masat parandaluese.

La Liga është suspenduar përkohësisht, pa pasur datë të kthimit të caktuar, që nga marsi, si pjesë e masave parandaluese që janë marrë pothuajse kudo në botë për të mos e lejuar përhapjen edhe më të mëdha të virusit Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Spanja e ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të infektuara me koronavirus në Evropë, me mbi 180 mijë raste, përderisa janë konfirmuar edhe rreth 19 mijë të vdekur nga ky virus.

Megjithatë, qeveria spanjolle ka filluar t’i lehtësojë masat parandaluese, përderisa një numër i madh i njerëzve janë lejuar t’i kthehen punës normale këtë javë, përderisa po vazhdon të ulet numri ditor i rasteve të infektimit.

Presidenti i La Ligës Javier Tebas ka sugjeruara se kampionati mund të rinisë qysh në fillim të muajit të ardhshëm, mirëpo Busquets nuk është i bindur se ky sezon i futbollit do të mundë të përbyllet në fushën e blertë.

“Mendoj se do të jetë e vështirë që të rinisë kampionati. Në fillim, unë doja ta shihja se si do të zhvillohet ky virus dhe tani duket se e kemi arritur kulmin. Unë po pres lajme të mira”, ka thënë Busquets.

“Mendoj se do të jetë e vështirë të riniset futbolli shkaku i udhëtimeve dhe grumbullimit të të gjithëve së bashku. Kjo do të jetë problematike”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement